Përsëritet historia në futbollin Anglez – çfarë ndodhte në 1990 me Leeds dhe Liverpool?

Me Liverpoolin e shpallur kampion qysh javë më parë, sytë në futbollin anglez ishin kthyer kah Championshipi.

Skuadra e Leeds United, pas 16 viteve pritje, nën urdhrat e Marcelo Bielsa, arriti të siguronte promovimin në Premierligë.

Kështu, me këto dy ngjarje, Liverpoolin kampion të Premierligës dhe Leeds kampion në Championship, është përsëritur historia e futbollit anglez.

Në sezonin 1989/90, Liverpool fitonte divizionin e parë, kurse Leeds fitonte divizionin e dytë, përcjell lajmi.net.

Këtë edicion, Liverpool fitoi Premierligën, kurse Leeds United fitoi Championshipin, për t’u kthyer në Premierligë.

Mbetet të shihet se si Marcelo Bielsa do ta përgatis skuadrën e tij për ndeshjet në Premierligë. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close