Thiago ka kaluar shtatë sezone te Bayern Munich, ku ka fituar 14 tituj të mëdhenj, përfshirë edhe shtatë tituj të Bundesligës.

Reprezentuesi spanjoll ka shënuar 31 gola në 231 paraqitje për kampionët gjerman, teksa ka asistuar 37 herë, duke pasur po ashtu një rol të madh në formacionin e tyre gjatë sezonit 2019/2020.
“Nuk ka dyshime për atë. Një lojtar që luan për Barcelonën dhe Bayern Munich mund të luajë në Premierligë”, ka deklaruar Guardiola të premten, kur është pyetur për spekulimet që e lidhin lojtarin me Liverpool, përcjell lajmi.net.
“Natyrisht që ai mund të luajë. Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm. Por nuk e di se çfarë ai dëshiron të bëjë”./Lajmi.net/

