Castillejo pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Atalanta

Milan do të kenë një tjetër sfidë të vështirë në tri xhirot e fundit, kur përballë do të ketë Atalantan e Gian Piero Gasperinit.

Para kësaj ndeshje, (sot) Samu Castillejo i Milan ka bërë ekzaminimet mjekësore dhe pritet të jetë i gatshëm për tri ndeshjet e mbetura në Serie A.

‘Sky Sport’ zbulon se spanjolli ka marrë lajme pozitive pas ekzaminimit, por do të duhet deri në pesë ditë derisa të stërvitet me grupin, transmeton lajmi.net

Kështu, Castillejo mund të jetë në aksion kundër Atalanta, më 24 korrik, dhe pritet të selektohet për ndeshjen kundër Sampdoria dhe Cagliari, në dy xhirot e fundit të sezonit 2019/20.

25 vjeçari nuk ka luajtur që kur u zëvendësua nga Alexis Saelesmaekers në minutën e 17’ në barazimin 2:2 me SPAL, më 1 korrik. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close