Pochettino në radarin e Juventusit dhe Interit

Pavarësisht se janë lider në Serie A, te Juventus nuk janë të bindur nga taktikat e Maurizio Sarrit, me kampionët e kampionatit italian që në tri ndeshjet e fundit nuk dinë për fitore.

Situata e mirë nuk qëndron as te Inter, me skuadrën e Antonio Contes që ka lëshuar shumë pikë.

The Telegraph raporton se të dy skuadrat mund të konsiderojnë për trajner Mauricio Pochettinon, nëse vendosin për ndryshime në bankinë.

Pochettino është i papunë që pas largimit nga Tottenham në fillim të këtij sezoni.

Trajneri argjentinas kishte drejtuar për disa sezone Tottenham, ndërsa në të kaluarin arritën deri në finale të Ligës së Kampionëve, ku u mundën në finale nga Liverpool./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close