Djajtë e Kuq vijojnë të shpresojnë për një vend në Ligën e Kampionëve, mes një fitore ku nuk munguan polemikat.

Marcus Rashford (45+1′) i dha avantazhin mysafirëve, para se Jordan Ayew (55′) të barazonte rezultatin – gol ky që u anulua për pozitë jashtë loje e cila dukej tejet e dyshimt.
Fitoren e vulosi Anthony Martial (78′) i cili po kalon në një formë fantastike.
Man United mbetet në pozitën e pestë me 62 pikë, aq sa ka edhe Leicester në vendin e katërt dhe një më pak se Chelsea në vendin e tretë. /Lajmi.net/

