PSV nuk shfrytëzon të drejtën e blerjes për Rodriguez, e kthen atë te Milan

Skuadra e PSV ka kthyer Ricardo Rodriguezin te skuadra e Milan, pasi kanë vendosur kundër nënshkrimit me mbrojtësin e majtë.

Holandezët kishin  nënshkruar me lojtarin në formë huazimi gjatë janarit, dhe raportohet se ata kishin të drejtën për ta blerë lojtarin për 4 milionë euro në fund të sezonit, transmeton lajmi.net.

27 vjeçari është kthyer tashmë në Milan, edhe pse nuk mund të paraqitet me ‘Rosoneri’ për pjesën e mbetur të sezonit.

Ai nuk pritet të qëndrojë gjatë në Milano, pasi skuadra gjermane si Hoffenheim, Hertha Berlin e Frankfurt kanë treguar interesim për të.

Rodriguez kishte kaluar vitet më të mira të tij në Bundesliga, me skuadrën e Wolfsburg, ku edhe shënonte 22 gola dhe luante në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close