Shkëndija vazhdon partneritetin me “Macron”

Skuadra e Shkëndijës ka njoftuar për vazhdimin e kontratës me kompaninë italiane për veshje sportive “Macron”.

Që të dyja palët janë bashkë që nga viti 2016-të, ndërsa në bazë të marrëveshjes së re, futbollistët e Shkëndijës me fanellat e “Macron” do të luajnë së paku edhe dy vite të tjera.

Fanellat me markën e kësaj kompanie të njohur italiane, Shkëndijës i kanë sjellë shumë fat, duke paur parasysh se kjo skuadër dy herë u shpall kampione e Maqedonisë, një herë fitoi trofeun e Kupës, ndërsa tre herë rradhazi arriti që të luaj deri në ndeshjet e “Play-off” të Liga Europa.

https://www.facebook.com/fcshkendija/photos/a.610349915654235/3197725456916655/?type=3

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close