Palët kanë barazuar në meçin e parë në vitin 2018, para se Fury të dominonte Wilderin në rimeçin e tyre, të zhvilluar në muajin shkurt.

Boksieri amerikan ka aktivizuar kaluzolën për rimeçin tjetër, që do të jetë i treti mes tyre, dhe do të organizohet në Las Vegas më 19 dhjetor.
Derisa kanë mbetur edhe disa muaj deri te meçi, Fury po vazhdon të përgatitet shumë.
Ai ka shpërndarë një video në llogarinë e tij në Twitter, duke kërcënuar Wilderin.
“Wilder, jam duke ardhur për ju pinjoll”, ka shkruar Fury./Lajmi.net/

