‘Goal.com’ raporton që Barcelona ka ofruar Coutinhon te Arsenal dhe Newcastle United, përcjell lajmi.net.

Brazilani ka luajtur në Premierligë nga sezoni 2013 deri në vitin 2018, dhe ishte në mesin e lojtarëve më të mirë te Liverpool.
Ai ishte transferuar te Barcelona për 145 milionë euro.
Coutinho nuk ka justifikuar shumën e paguar për të, dhe këtë sezon ishte dërguar në huazim te Bayern Munich, të cilët edhe mund ta transferojnë atë, por bazuar në raportimet e medieve gjermane, një gjë e tillë nuk do të ndodh./Lajmi.net/

