Hamilton gjunjëzohet para Styrian GP, katër pilotë qëndrojnë në këmbë

Kampioni i Formula 1, Hamilton, vazhdon të përkrah fushatën për barazi sociale, e cila po simbolizohet me gjunjëzimin.

Krejt kjo pas vrasjes së George Floyd nga një polic i Minesota, i cili i vendosi gjurin në fyt, derisa Floyd ndërroi jetë.

Kështu, pas garës në Spielberg, Hamilton edhe sot është gjunjëzuar para garës, transmeton lajmi.net.

Njësoj si herën e parë, edhe sot kishte të tillë që nuk iu bashkuan britanikut. Aty ishin katër sosh.

Verstappen, Leclerc, Raikkonen dhe Kyvat zgjodhën që përsëri të mos gjunjëzohen, derisa Hamilton me 11 të tjerë u gjunjëzuan.

Hamilton niset në këtë garë në ‘Pole-position’ dhe shihet si favorit për të fituar. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close