Skuadra e Lacios ka humbur hapin me Juventus në garën për titullin e kampionit dhe tashmë mund të mendohet për sezonin e ardhshëm.

Ish reprezentuesi i Kombëtares së Shqipërisë, i cili tashmë është drejtor sportiv i Lazio, Igli Tare, ka thënë se pandemia luajti rol në këtë rënie.
Ndër të tjerash, Tare ka folur edhe për merkaton, ku nuk ka premtuar transferime për skuadrën e vogël të Romës.
“Kush e priste pandeminë? Edhe në ndeshjet e para pas rikthimit, njerëzit thonin se Lazio ka skuadër të madhe”, ka thënë Tare, i pyetur për skuadrën aktuale.
“Kur të vije koha, do të ulemi me presidentin dhe trajnerin dhe do të vlerësojmë sezonin”, ishin fjalët e shqiptarit.
“Kur ke 14 lojtarë që mungojnë me lëndime dhe suspendime, është e pamundur të japësh 100% në ndeshje që luhen çdo 3-4 ditë”, ka thënë mes tjerash Tare.
Lazio ishte konkurrenti kryesor i Juves për titullin e Serie A, por sitauta ndryshoi pas pandemisë Covid-19.

