Mbrojtësi i Kosovës, Mirlind Kryeziu, ka dalë pozitiv në testin për COVID-19. Lajmi është konfirmur nga skuadra e Kryeziut, FC Zurich.



“Mbrojtësi i qendrës së FCZ, Mirlind Kryeziu është testuar pozitiv në koronavirus”, thuhet në njoftim.
“Që nga shfaqja e simptomave të buta, ai nuk ka marrë pjesë në stërvitje dhe aktualisht është në vetëizolim”.
Kujtojmë se pjesë e Zurich është edhe Hekuran Kryeziu dhe Benjamin Kololli./Lajmi.net/

