Guardiola përgjigjet pyetjes rreth largimit të Garcia drejt Barcelonës

Gjigantët katalan janë të prirë të rikthejnë në skuadër ish produktin e tyre, dhe mediet në Spanjë thonë se 19 vjeçari dëshiron rikthimin në shtëpi.

City i ka ofruar një kontratë të re Garcias, i cili i ka bërë përshtypje Guardiolas, duke e përfshirë në skuadrën e parë.

Guardiola thotë se Garcia e di se sa shumë e duan te City, por në fund do të jetë vetë mbrojtësi që do të vendos për të ardhmen.

“Nuk ka asgjë të re, ne kemi edhe një vit, nëse ata e duan atë duhet të telefonojnë Txiki dhe ne do të përpiqemi ta bindim atë që të qëndrojë me ne për shumë vite”.

“Jam i bindur se ai do të qëndrojë por varet nga vendimi tij, ai e di se ne e duam”./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close