Është publikuar videoja kur portieri 16-vjeçar është goditur nga vetëtima në fushën e lojës, teksa po bëheshin gati për të zhvilluar ndeshjen. Portieri i Znamya Truda, Ivan Zakborovsky ishte duke stërvitur kur vetëtima e goditi atë në fushë.

Ndërsa shokët e tij të skuadrës po stërviteshin pranë vijës së rivënies anësore, portieri 16-vjeçar ishte gati të godiste topin drejt golit kur incidenti ndodhi në 4 korrik.
Drejtori i Përgjithshëm i klubit Igor Citizov tha: “Kishte një qiell të qartë, megjithëse të vrenjtur, por as shi dhe erë. Nëse do të kishte një stuhi, atëherë nuk do të kishim stërvitur”.
Zakborovsky u dërgua në spital, ku mjekët e futën në gjendje kome të induktuar.
Ndërsa ai pësoi djegie të rënda, klubi i tij zbuloi se gjendja e tij është e qëndrueshme dhe nuk ka “kërcënim për jetën”. Doktorët shpresojnë se ai do të shpëtojë dhe do të shërohet plotësisht.
Më poshtë video e momentit kur portieri i ri rus goditet nga vetëtima. (Në sekondat e para të videos).
https://twitter.com/cnnsport/status/1280440330685423616?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1280440330685423616%7Ctwgr%5E&ref_url=https%3A%2F%2Flajmi.net%2Fweb%2Ftweet-button

