Jordi Alba u pa duke vozitur një Range Rover Sports pasi më në fund kaloi testin për patent shofer në moshën 31-vjeçare. Mbrojtësi i majtë i Barcelonës u kap nga kamerat kur mbërriti në terrenin e stërvitjes së Blaugranëve. Një lehtësim për babain e tij që nuk do të detyrohet ta çojë më në stërvitje.

Alba ka qenë cak i shumë talljeve nga bashkëlojtarë dhe kolegë për punën e patent shoferit.
Duket se më në fund spanjolli i ka besuar vetes në drejtimin e makinës.

