Verilindorët e Orges Shehit, e kanë dominuar këtë sfidë, duke e merituar plotësisht suksesin.

Kuper dhe Ethemi ishin autorët e golave për Kukësin, ndërkohë që Majkëll Ngo realizoi në sekondat e fundit të ndeshjes.
Gol ky që vlen sa për statistikë. Kujtojmë që në sfidën e radhës Tirana do të përballet ndaj Partizanit, në derbin e kryeqytetit, ndërkohë që Kukësi do të presë Teutën në shtëpi. /Panorama

