Ribery vë në pikëpytje qëndrimin te Fiorentina pasi i grabitet shtëpia

Ribery nënshkroi për Fiorentinën në një transferim të lirë pasi u largua nga Bayern verën e kaluar, dhe që atëherë është paraqitur në 15 ndeshje të Serie A për klubin, duke shënuar tre gola.

Francezi luajti nga fillimi për Fiorentinën në udhëtimin e tyre te Parma të dielën, e cila përfundoi 2-1 në favor të vizitorëve falë dy penalltive nga Erick Pulgar, transmeton lajmi.net.

Ish-ylli i Bayernit u ka dërguar gjithashtu një mesazh mbështetësve përmes llogarisë së tij zyrtare në Twitter duke premtuar se do ta vendosë sigurinë e familjes së tij në rend të parë pas incidentit, ku thuhet: “Pas kësaj fitoreje kundër Parmës, u ktheva në shtëpi. Kjo “shtëpi” në Itali, vend në të cilin vendosa të ndjek karrierën time pas kaq vitesh të bukura në Mynih”.

“Kjo është ajo që zbulova… Kështu që po, gruaja ime humbi disa çanta, disa stoli, por “al Hamdoulillah” nuk është aq keq. Ajo që më trondit është ndjenja e të qenit lakuriq”.

“Që t’i heq pantallonat e tua dhe kjo ndjenjë nuk kalon. Nuk mund ta pranoj! Faleminderit Zot, gruaja ime dhe fëmijët e mi ishin të sigurt në Mynih, por si mund t’i besojmë [rrethinës tonë] ku jemi sot?”

“Si mund të ndihem mirë sot pas kësaj? Unë nuk vrapoj pas miliona (eurove). Faleminderit Zotit që nuk na mungon asgjë. Por, unë gjithmonë vrapoj pas topit, sepse është pasioni im”.

“Por pasioni apo jo, familja ime vjen e para. Dhe ne do të marrim vendimet e nevojshme”, u shpreh Ribery. /Lajmi.net/ 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close