Skuadrat e NBA duket se janë shokuar nga rezultatet e testimeve për Covid-19, edhe pse nuk kanë lëshuar njoftime zyrtare. Sipas raportimeve të fundit nga ShBA-të, dy skuadra tashmë kanë mbyllur qendrat stërvitore.

Bëhet fjalë për liderët e NBA, Milwaukee Bucks, si dhe skuadrën tjetër nga konferenca lindore, Miami Heat. Të njëjtën rrugë më parë e kanë ndjekur edhe LA Clippers e Denver Nuggets.
Nuk dihet akoma nëse ka (dhe sa) të infektuar nëpër këto skuadra.
Mbetet të shihet nëse ndërkohë do të ketë ndonjë komunikatë zyrtare nga këto skuadra.

