Shtrihet në spital mbrojtësi i Serie A

Rifillimi i sezonit në Serie A po ecën mirë, por ka edhe disa lojtarë që po shfaqin probleme shëndetësore. Së fundmi, mbrojtësi i Lecce, Luca Rossettini, është shtrirë në spital.

Edhe pse lojtari ka rezultuar negativ në testimet e Covid-19, ai po përballet me një grip të vazhdueshëm.

Një njoftim nga klubi thotë se lojtari po përballet me temperaturë të lartë, të pashpjegueshme, dhe kjo ka zgjatur tash e dias ditë.

Lojtari ka kryer edhe testet e gjakut, por asnjëra nuk ka treguar se ai ka koronavirusin.

Rossettini është dërguar në spital dhe do të kryej teste më të detajizuara për të identifikuar problemin. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close