Skuadra nga Anamorava, Gjilani, ka shënuar fitore tejet të rëndësishme, duke mposhtur Feronikelin me rezultatin 0:2, shkruan lajmi.net.

Golin e parë në këtë takim, dhe të vetmin në pjesën e parë e shënoi Plaku, në minutën e 23’.
Në pjesën e dytë, Gjilani gjeti edhe një herë golin, atëherë kur luhej minuta e 69’, për të vulosur fatin e takimit. Ishte Useini ai që dërgoi topin në rrjetë.
Kështu, Gjilani numëron 55 pikë, tri më pak se Drita lidere dhe mban aktualisht pozitën e katërt në Superligën e Kosovës.
Feronikeli mbetet në kuotën e 44 pikëve, në pozitën e pestë në tabelë. /Lajmi.net/

