UFC: Duelet e ishullit në pikëpyetje, dalin raste pozitive me Covid-19

Tash e disa kohë flitet për duelet e UFC që do të zhvillohen nëpër ishuj dhe plazhe, me arenat speciale, të cilat tërhiqnin vëmendje të madhe.

Pritja për këto ndeshje duket se mund të vazhdojë, pas testimeve të fundit të luftëtarëve, për Covid-19.

Siç raportohet nga ‘Dailymail’, Bilbert Burns është në mesin e luftëtarëve që kanë rezultuar pozitiv, transmeton lajmi.net.

Burns ishte në mesin e atyre që do të zinte vend në eventin e luftërave në ishull.

Kështu, plani i presidentit të UFC, Dana White, për t’i ruajtur luftëtarët duke i mbajtur të izoluar, duket se po dështon.

Mbetet të shihet se çfarë do të vendoset përfundimisht lidhur me mbrëmjen e UFC 251. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close