Barcelona ka identifikuar një lojtarë ‘të duhur’ për mbrojtjen e skuadrës. Barca ka pasur disa ngecje në linjen defensive të skuadrës edhe gjatë këtij skuadre, dhe tashmë janë duke kërkuar për një qendërmbrojtës.

Me merkaton e verës që po afron, katalanët janë duke monitoruar Eric Garcia të Manchester City.
Sipas raportimeve të ‘Sport’, skuadrat tashmë kanë nisur negociatat mes tyre.
Garcia ka qenë më parë pjesë e Barcelonës, duke kaluar disa gjenerata në ‘La Masia’.
Mbetet të shihet nëse Barca dhe Manchester City do të arrijnë marrëveshje për lojtarin që vitin tjetër mbetet pa kontratë.

