Sezoni i Formula 1 do të fillojë më 5 korrik në Spielberg të Austrisë, kurse tashmë janë duke u zhvilluar garat testuese.

Lewis Hamilton i Mercedes ka dominuar edhe testet e dyta të mbajtura sot.
Charles Leclerc ishte ai që dëshpëroi, duke mbetur shumë prapa, kurse paraqitje të mirë pati Sebastian Vettel që përfundoi në pozitën e katërt.
Pozita e tretë i takoi Sergio Perez të Racing Point, kurse në pozitën e dytë ishte Valtteri Bottas.

