Për shkak të shpërthimit të pandemisë së Covid-19, FIFA ka obliguar klubet që të mos i lejojnë futbollistët e tyre të marrin pjesë në ndeshjet ndërkombëtare që kishin për t’u zhvilluar këtë muaj dhe muajin e ardhshëm.

”Në dritën e situatës aktuale në lidhje me koronavirusin, Byroja e Këshillit të FIFA ka vendosur që rregullat e përgjithshme të futbollit që normalisht i detyrojnë klubet të lëshojnë lojtarët për ndeshjet e ekipit kombëtar nuk do të aplikohen për takimet ndërkombëtare që do të luhen në mars dhe prill”, thuhet në reagimin e FIFA.
Pra, ka mbetur vetëm njoftimi i UEFA-s për të konfirmuar se sfida mes Maqedonisë së Veriu dhe Kosovës, e planifikuar të luhet më 26 mars, të shtyhet.

