Skuadra e Valencias ka shkarkuar nga puna trajnerin Albert Selades. Ky shkarkim nga ana e drejtuesve të skuadrës spanjolle ka ardhur pas rezultateve të këqija, me Valencian që regjistron vetëm dy fitore në 13 ndeshje të zhvilluara në të gjitha garat.

Klubi ka konfirmuar se Voro Gonzalez do të udhëheq përkohësisht skuadrën në një deklaratë të lëshuar të hënën në mbrëmje, vetëm një ditë pas humbjes së tyre nga Vilareali. Selades në stolin e Valencias erdhi pas shkarkimit të Marselino Toralit, por nuk arriti të bëjë atë që ju kërkua nga drejtuesit. Kujtojmë që Valencia u eliminua në Ligën e Kampionëve nga Atalanta me shifra totale 8:4, ndërsa gjithashtu pësoi humbje të rëndë nga Granada në çerekfinale të Kupës së Mbretit dhe gjithashtu nuk arriti të sigurojë një vend në Liga Europa. Për momentin Valencia renditet në pozitën e tretë në La Liga./Sportmania/

