Pas dy viteve, skuadra e Beneventos do të luaj sërish në Serinë A italiane. Benevento ka siguruar ngjitjen në ligën më të fortë italiane shtatë xhiro para përfundimit të sezonit.

Skuadra që drejtohet nga Pipo Inzagi, mbrëmë fitoi Juve Stabian dhe tashmë aktualisht posedon 74 pikë, me vetëm një ndeshje të humbur, ndërsa kjo e fundit ishte fitorja e 22-të radhazi për Beneventon. Pipo Inzagi krenohet edhe për mbrojtjen më të mirë që posedon skuadra e tij, me çka gjatë gjithë sezonit kanë pranuar vetëm 15 gola. Kjo është hera e dytë që Benevento do të luajë në Seria A, pasi së fundmi ishin pjesë në edicionin 2017/18.

