Jo vetëm pse Real Madrid ka mundësi të shkojë dy pikë përpara në rast fitoreje sonte ndaj Espanyol, por edhe për shkak të marrëdhënies së dobët që ekziston midis trajnerit dhe skuadrës.

Barca dje barazoi 2:2 ndaj Celta Vigo, në një ndeshje që fare lehtë mund t’i humbisnin të tre pikët, shkruan Marca, përcjell lajmi.net.
Në fund të ndeshjes, pati një diskutim të tensionuar në dhomën e zhveshjes te katalanasit mes lojtarëve dhe trajnerit.
Lojtarët janë kundër taktikave të trajnerit, dhe sipas tyre nuk do të mund të fitojnë asnjë trofe nëse vazhdohet kështu.
Lojtarët e qortuan trajnerin për disa nga vendimet e tij taktike dhe gjithashtu disa nga ndryshimet që ai bëri në ndeshjen kundër Celta, siç janë Arthur ose Griezmann. Diskutimi ishte shumë i tensionuar, sipas disa burimeve, dhe tregon se nuk ka asnjë harmoni midis dy grupeve. /Lajmi.net/

