Ceballos bën heroin, Arsenal në gjysmëfinale të Kupës FA

Në udhëtim kundër Sheffield United, Arsenal ka fituar tejet të vështirë, me rezultatin 1:2, shkruan lajmi.net.

Në këtë ndeshje, më shumë herë shënoi Sheffield, por golat e tyre u anuluan një herë nga VAR-i, një herë nga anësori vet.

Goli i parë i vlefshëm i këtij takimi erdhi në minutën e 25’, kur Nicolas Pepe konvertoi në gol penalltinë e akorduar në favor të ‘Gunners’.

Sheffield reagoi në minutën e 87′, me anë të  David McGoldrick, i cili shënoi për 1:1.

Kur mendohej se loja po shkonte në vazhdime, në skenë doli spanjolli Dani Ceballos, i cili në mënyrë maestrale menaxhoi të mposhte portierin e Sheffield, për t’i dhënë fitoren Arsenalit, fitore kja që ka peshën e gjysmëfinales së Kupës FA.

Deri në fund, londinezët arritën të mbrohen me sukses, duke bërë kështu që të kalojnë në fazën gjysmëfinale, ku deri më tani janë kualifikuar vetëm Manchester United. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close