Prishtina gabon në Llap, lehtësohet frymëmarrja për Dritën

Skuadra nga kryeqyteti, Prishtina, ka luajtur baras 1:1 në udhëtimin në Podujevë, kundër Llapit, shkruan lajmi.net.

Mysafirët kaluan të parët në epërsi, kur me anë të Ahmed Januzit gjetën rrugën e golit, atëherë kur luhej minuta e 25’.

Në pjesën e dytë, vendasit ishin më kërkues sesa në pjesën e parë, dhe kështu arritën edhe golin e barazimit.

Ishte Mentor Zhdrella i cili në minutën e 52’ ekzekutoi për mrekulli një gjuajtje të lirë, duke e mposhtur Visar Bekajn për 1:1.

Ky barazim i Prishtinë i lehtëson frymëmarrjen Dritës, e cila tashmë qëndron në krye të tabelës me katër pikë më shumë se ‘Bardhekaltrit’.

Prishtina numëron 51 pikë, kurse Llapi shkon në kuotën e 38 pikëve. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close