Ylli kroat, Rakitic, është në listën e lojtarëve që pritet të largohen nga ‘Camp Nou’ gjatë merkatos së verës.

Një nga skuadrat që lidhet me emrin e lojtarit është edhe Sevilla, ku ai luante para transferimit te Barca.
Sipas raportimeve të ‘Mundo Deportivo’, Barca nuk përjashton mundësinë e huazimit të lojtarit, me obligim për blerje në sezonin tjetër, transmeton lajmi.net.
Krejt kjo pasi Sevilla nuk ka mundësi që të paguajë kartonin e lojtarit gjatë kësaj merkato.
Barcelona dhe Sevilla do të përballen sonte me fillim nga ora 22:00 dhe në këtë ndeshje mund të ketë minuta për lojtarin. /Lajmi.net/

