Bajrami konfirmohet trajner te FC Shkupi

Muharem Bajrami i ka dhënë fund karrierës në futbollin e luajtur dhe është konfirmuar si trajner te FC Shkupi. Këta të fundit përmes faqes zyrtare kanë njoftuar se kanë firmosur kontratë dy vjeçare me Bajramin si trajner.

“Është privilegj që të udhëheqës një klub të madh siç është Shkupi, por njëkohësisht edhe përgjegjësi dhe sfidë. Do të doja që të falënderoj kryesinë që kishte besim në mua dhe arritëm që të merremi vesh që në vazhdim unë të udhëheq me skuadrën”, ka thënë Muharem Bajrami.

Kujtojmë se Shkupi disa ditë më parë rinovoi kontratën me Fatjon Jusufin, ndërsa ditëve në vijim pritet që të sjell edhe disa përforcime të reja.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close