Drejtori sportiv i PSG, Leonardo, tashmë ka konfirmuar se Silva, së bashku me Edinson Cavanin, do të jenë të lirë të largohen, duke përmbushur kontratën me kampionët e Francës.

Në Premierligë thuhet se Everton kanë shprehur interesim për shërbimet e tij, ndërsa në Serie A, Milan, dhe së fundi Fiorentina.
Por, futbollisti në aventurën e re ka vendosur të kërkojë një pagë prej 10 milionë euro në vit.
Mediet në Itali, thonë se kjo shumë është e papërballueshme për Fiorentinën, të cilët do të jenë në gjendje të paguajnë maksimumin deri në 5.5 milionë euro.

