Shkëndija largon katër futbollist

Me ndërprerjen e sezonit garues 2019/2020, Shkëndija ka nisur planet për sezonin e ri si dhe për ndeshjet eliminatore të Europës. Në këtë fazë, katër futbollist si Samir Fazli, Ardin Dallku, Kostadin Çeshmexhiev dhe Marjan Radeski janë larguar nga kampionët në fuqi. Skuadra tetovare përmes një komunikate në faqen zyrtare ka konfirmuar ndërprerjen e bashkëpunimit me katër futbollistët në fjalë, duke falenderuar për kontributin e dhënë me fanellën kuqezi. Ditëve në vijim pritet që të ketë prurje të reja te Shkëndija, ndërsa paralajmrimi për rikthimin e Egzon Bejtullait pritet të zyrtarizohet shumë shpejtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close