Dries Mertens vazhdon kontratën me Napolin

Dries Martens ka firmosur kontratë të re me Napolin.

“I lumtur që jemi bashkë për një kohë të gjatë. Jetë të gjatë Dries”, ka shkruar presidenti i Napolit, Aurelio de Laurentiis në rrjetet sociale.

Mertens ka zgjatur kontratën deri në vitin 2022, me opsionin për vazhdimin e saj edhe për një vit, pasi refuzoi lëvizjen drejt Interit dhe Chelsea.

Pavarësisht moshës 35 vjeçare, ai mbetet një lojtar i preferuar te Napoli, dhe me golin e shënuar kundër Interin, u bë golashënuesi më i mirë në histori të klubit.

Mertens te Napoli është transferuar në vitin 2013 nga PSV.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close