Skuadra belge ia vazhdon kontratën portierit i cili po lufton leukeminë për të herë të tretë

Skuadra belge, Cercle Brugge ka vendosur t’i qëndrojë afër portierit të tyre, Miguel Van Damme, në ditët kritike të këtij të fundit, shkaku i gjendjes shëndetësore.

Cercle Brugge ka vendosur që t’i vazhdojë kontratën Van Damme, i cili po lufton për të tretën herë leukeminë.

“Rinovimi i kontratës së Miguel Van Damme ishte thelbësore për ne”, ka deklaruar presidenti i Cercle, Vicent Goemaere.

“Cerle është një familje e madhe dhe Miguel, i cili ka luajtur për Cerle që nga viti 2013, është pjesë e rëndësishme e saj”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close