Ibrahimovic rikthehet ndaj Romës

Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimoviq mund të kthehet nga dëmtimi për të marrë pjesë në ndeshjen kundër Romës me 28 qershor. Në dy ditët e ardhshme veterani do të kryejë një kontroll të ri për të përcaktuar procesin e rikuperimit të tij pasi pësoi dëmtim në stërvitjen e 25 majit. Sipas “Tutomerkatoveb” suedezi shpreson të jetë në skaudër kundër Leçes me 22 qershor, mirëpo mjeket e Milanit nuk e japin dritën jeshile për një gjë të tillë dhe kthimi ndaj Romës me 28 qershor duket më i mundshëm. Gjithsesi, lajm i mirë është për trajnerin Stefano Piolin dhe tifozët kuqezi, me Ibrahimoviqin që do ta kenë në dispozicion në ndeshjet e mbetura të sezonit në Seria A.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close