Milot Rashica nga ora 20:30 së bashku me skuadrën e tij, Werder Bermen do të luajnë kundër Bayern Munich.

Ekipit të Bermen i duhen pikë për të mbijetuar në Bundesligë, kurse Bayerni me një fitore sonte e fiton titullin edhe matematikisht.
Ndeshje interesante është edhe ajo mes Monchengladbach dhe Wolfsburg. Dy skuadrat duan fitoren pasi po luftojnë për një vend në gara evropiane.



