Kampionati anglez do të vendosë këtë javë nëse klubi i Newcastle duhet t’i shitet princit të Arabisë Saudie Mohamed-bin Salman. Lajmin e jep revista amerikane e biznesit “Forbes”. Princi Salman ka ofruar 334 milionë euro për të blerë klubin anglez. Shanset që ai të blejë Newcastke janë ’50-50’.

Në lidhje me këtë çështje ka patur kundërshtime të forta nga rrethe të ndryshme pasi Arabia Saudite konsiderohet një shtet që shkel të drejtat e njeriut, ndërsa princi Salman akuzohet se ka urdhëruar vrasjen e gazetarit arab Xhamal Kashogi brenda konsullatës së Arabisë Saudite në Stamboll në 2 tetor 2018.
Për më tepër, Salman akuzohet se ka vjedhur të drejtat e transmetimeve të top ligave evropiane përmes një kompanie ilegale në Arabinë Saudite.

