Ish më i miri i botës ka disa ditë që qëndron në një burg në Paraguai, pasi është kapur duke hyrë me një pasaportë të falsifikuar në këtë vend.

Një vendim gjykate ka bërë që ai të mbetet në paraburgim, dhe në burgun ku po qëndron, është mbajtur një turnir futbolli.
Ronaldinho ka marrë pjesë dhe skuadra e tij ka arritur ta fitojë atë turne.
Skuadra e Ronaldinhos ka fituar 11:2, me ish yllin e brazilianit që ka shënuar pesë gola, e duke asistuar gjashtë herë.
Fituesit e këtij turneut kanë fituar një çmim modest, një derr prej 15 kilogramësh.

