Titulli i kampionit te Bayern, nuk ka festë për tifozët!

Gjiganti bavarez prinë ligën me shtatë pikë përpara Dortmund, dhe që në xhiron e ardhshme mund të shpallet kampion, me një fitore eventuale.

Kështu, është e ditur se vështirë se bavarezët do të lëshojnë titullin nga dora. Por, ka një problem për tifozët.

Siç bën të ditur ‘Kicker’ vendimi final është marrë që të mos lejohet festa e tifozëve në ‘Marienplatz’.

Festa duhet të bëhet në mënyrë të qetë, në hapësira private, dhe jo me një grumbullim të madh siç jemi mësuar ta shohim viteve të kaluara.

Gjithçka vjen si pasojë e nevojës për distancë sociale, pas përhapjes së pandemisë Covid-19.

Të njëjtin problem pritet ta kenë edhe tifozët e Liverpool në Angli, por trajneri Klopp ka thënë se paradën do ta bëjnë edhe në mars nëse duhet pritur deri atëherë. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close