Portieri i Galatasaray pëson lëndim të rëndë, dërgohet në spital

Portieri i Galatasaray, Fernando Muslera është dërguar me urgjencë në spital. Kjo si pasojë e një lëndimi të tmerrshëm që pësoi në minutën e 24’, në ndeshjen që ekipi i tij aktualisht po e zhvillon kundër Rizespor.

Muslera pati një përplasje të tmerrshme, dhe raportohet se ka pësuar dy fraktura.

Ndryshe, pas pjesës së parë Rizespor është duke udhëhequr me rezultat minimal 1:0.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close