Formula 1 – Portugalia synon të kthehet në kalendarin e sezonit 2020, pista e Algarve në negociata

Pas pandemisë Covid-19, kalendari i Formula 1 për sezonin 2020 është kthyer në një katrahurë, me shumë gara që janë anuluar.

Sezoni i F1 do të fillojë më 5 korrik në Austri, në pistën e Spielberg, megjithatë, ka akoma detaje të pacaktuara për pjesën tjetër të sezonit.

Sipas raportimeve të fundit, Portugalia po synon që të futet në kalendar për një garë në vitin 2020, transmeton lajmi.net.

Bëhet fjalë për pistën e Algarve, e cila tashmë është në negociata të forta me udhëheqësit e F1.

Portugalia mund të zë vend në sezon, pas anulimit të garave në Singapor, Azerbajxhan e Japoni. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close