Setien është shprehur tejet i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij, pas fitores 0:4 kundër Mallorca, në atë që ishte ndeshja e parë për Barcën pas pauzës së pandemisë Covid-19.

Trajneri i Barcelonës ka komentuar në veçanti edhe rikthimin e Luis Suarez, i cili bëri një lojë mjaft të mirë.
“Ndjenja është e mirë. Ka gjithmonë gjëra që dëshiron të përmirësosh, por unë jam i kënaqur me lojën që kemi bërë”, ka thënë Setien, transmeton lajmi.net.
“Gjithçka që ai (Suarez) ka bërë, e ka bërë mirë. Ai ka kualitet”, shtoi trajneri i Barcës.
“Sigurisht, ne do të shohim se si ai do të përmirësohet, por ai ka qenë spektakolar”, ishin fjalët e Quique.
Luis Suarez asistoi në golin e katërt të Barcelonës, gol ky që erdhi nga këmba e djathtë e Lionel Messi. /Lajmi.net/

