Van de Beek, alternativa e Man Utd për Havertz

Kai Havertz është një nga lojtarët më të kërkuar para merkatos së verës dhe Manchester United e dinë se do të kenë konkurrencë të madhe.

Kështu, sipas raportimeve të ‘Dailystar’, United kanë identifikuar Donny van de Beek si alternativën për Kai Havertz, transmeton lajmi.net.

Kartoni i holandezit mund të jetë i shtrenjtë, por ‘Djajtë e kuq’ kanë një plan se si të sigurojnë të hollat.

United janë të hapur që të shesin Andreas Perieira, në mënyrë që të garojnë për kartonin e anëtarit të Ajax Amsterdam.

Për Pereira, thuhet të jenë të interesuara skuadra si Newcastle, Everton e West Ham. Mbetet të shihet nëse plani i Man Utd do të konkretizohet. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close