Sevilla triumfon në derbin andaluzian

Ishte kjo ndeshja e parë e rifillimit të La Liga-së, pas bllokimit për shkak të pandemisë koronavirus.

Gjysma e parë përfundoi pa gola, pavarësisht rasteve të shumta të vendasve.

Këta të fundit e nisën mirë 45 minutëshin e dytë, me Lucas Ocampos (56’) që realizoi nga penalltia. Për argjentinasin kjo ishte ndeshja e pestë radhazi që shënon.

Për t’i dhënë fund shpresave të mysafirëve për rezultat pozitiv, u përkujdes Fernando (62’) me një gol të bukur.

Pas kësaj fitore, Sevilla mbetet në pozitën e tretë me 50 pikë – duke hedhur hap të rëndësishëm në sigurimin e plasmanit në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm. Betis ndërkohë mban pozitën e 12 me 33 pikë. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close