Klubet e Premierligës të goditura financiarisht nga Covid-19

Sipas studimit të kompanisë “Deloitte”, pritet që 20 ekipe nga Premier League të mbeten pa të ardhura prej rreth 1 miliard sterlinash në sezonin 2019-20.

Studimi tregon se 20 klube realizuan të ardhura në total prej 5,2 miliardë sterlinash sezonin e kaluar, që është 7% më shumë se sezonin e kaluar.

Megjithatë, këtë vit, për shkak të pandemisë së Covid-19, ligat e futbollit në Angli u pezulluan në mars, ndërkaq 92 ndeshjet e mbetura do të luhen pa tifozë, e cila do të lë pasoja të mëdha ekonomike për shumë klube.

Manchester United muajin e kaluar deklaroi se pandemia i ka kushtur 28 milionë sterlina ndërsa pret që humbjet përfundimtare të jenë edhe më të larta.

Premierliga u pezullua më 13 mars për shkak të pandemisë globale të Covid-19.

Kompeticioni do të vazhdojë më 17 qershor pa praninë e spektatorëve, ndërsa ndeshjet e para do të luhen në mes Aston Villas dhe Sheffield Unitedit në orën 19:00 ndërsa ndeshja Manchester City dhe Arsenal në 21:15.

Në kohën e ndërprerjes së sezonit, lider në tabelë ishte Liverpooli me 82 pikë, madje 25 pikë më shumë se Manchester City në pozitën e dytë. /Lajmi.net/ 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close