West Ham fiton garën me Milanin, për shërbimet e Bakayokos

Mesfushori i Chelsea, Bakayoko, i cili këtë sezon e ka kaluar si i huazuar te Monaco, pritet të kalojë te skuadra e West Ham. Monaco nuk pritet të shfrytëzojë të drejtën për blerjen e kartonit të lojtarit, kështu që Milan dhe West Ham janë në garë për lojtarin.

Sipas raportimeve të medieve italiane, West Ham prinë garën me Milan, për transferimin e lojtarit. Në garë për lojtarin pritet të jetë edhe Sevilla, por me disavantazh, pas krizës ekonomike nga pandemia Covid-19. Mbetet të shihet se me cilën fanellë do të luajë Bakayoko gjatë sezonit të ardhshëm. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close