Ylli portugez, i cili te Barcelona mbulon krahun e djathtë të mbrojtjes, nuk iu është bindur sugjerimeve të autoriteteve lidhur me distancën sociale.

Nelson Semedeo nuk është përfshirë në stërvitjet e sotme të Barcelonës, transmeton lajmi.net.
Sipas raportimeve të medieve spanjolle, lojtari ka thyer rregullat e distancës sociale dhe ka marrë pjesë në një festë të ditëlindjes, transmeton lajmi.net.
Si pasojë, lojtari nuk është lejuar të përfshihet në stërvitjet e skuadrës, pasi është konsideruar si një rrezik.
Kujtojmë se Barca luan dpas dy ditësh, kundër Mallorca, në atë që do të jetë ndeshja e parë për ta pas pandemisë Covid-19.
Me shumë gjasë, portugezi do të jetë jashtë skuadrës së Quique Setien për këtë ndeshje. /Lajmi.net/

