Votohet për protokollin e Premierligës – skuadrat unanimisht aprovojnë propozimin

Protokolli mbi shendetin e lojtarëve dhe sigurinë e tyre për ndeshjet e mbetura, është miratuar unanimisht nga 20 skuadrat e Premierligës, transmeton lajmi.net.

Sezoni në Premierligë do të rifillojë më 17 qershor, dhe para kësaj date skuadrat janë pajtuar për hapat që do të ndjekin nëpër secilën xhiro.

Në kuadër të këtij protokolli është reduktuar edhe numri i stafit që mund të jenë të pranishëm në fushën e blertë.

Numri total, përfshirë stafit e transmetimit, median e shkruar, komentuesit, zyrtarët e dopingut dhe skuatët, do të jetë 300. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close