Publikohet orari i gjysmëfinaleve të Kupës së Italisë

Futbolli italian rifillon me Kupën e Italisë, ndërsa transmetuesi shtetëror RAI ka publikuar orarin e ndeshjeve. Dy sfidat gjysmëfinale do të luhen nga ora 21:00, por është përcaktuar të luhen me pa kohën shtesë për të shmangur sforcimin fizik për lojtarët. Sipas “Gazeta dello Sport”, në rast se rezultati mbetet identik me atë ndeshjes së parë, atëherë ekipet do të shkojnë direkt në gjuajtjen e penalltive për ta përcaktuar finalistin. Të premten do të luhet gjysmëfinalja ndërmjet Juventusit dhe Milanit, ndërsa të shtunën në program është Napoli-Inter.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close